Manchester United, gjithçka për të marrë Dembele

Futboll

Manchester United, gjithçka për të marrë Dembele

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:12
Manchester United, gjithçka për të marrë Dembele

Manchester United është në bisedime për të nënshkruar me Ousmane Dembele, pjesë e Barcelonës, sipas “Daily Record”. “Djajtë e Kuq” duan ta marrin yllin francez me një marrëveshje sezonale, por klubi Blaugrana do ta pranojë huazimin vetëm nëse përfshihet detyrimi për ta blerë përfundimisht.

Mësohet se Barça dëshiron ta heqë Dembele nga lista e pagave përgjithmonë dhe aktualisht e vlerëson 100 milionë euro. Dëmtimet e shumta dhe problemet disiplinore e kanë bërë fare të padukshëm ndikimin e anësorit në “Camp Nou”, që u ble me shumë bujë nga Borussia Dortmund, për shifra të frikshme financiare.

Po kështu, Manchester United ka në plan të afrojë edhe një mbrojtës tjetër qendror.

Skuadra ka nevojë për dikë me ritëm në krah të Harry Maguire, sipas Steve McClaren, i cili thotë se zëvendësuesi i Victor Lindelof duhet të jetë përparësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat