E konfirmon Lampard, një portier i ri po vjen te Chelsea

Futboll

E konfirmon Lampard, një portier i ri po vjen te Chelsea

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:16
Frank Lampard

Frank Lampard ka konfirmuar që Edouard Mendy po kalon testet mjekësore në Chelsea.

Blutë do të mbyllin transferimin e portierit të ri për 22 milionë funta.

“Ai po kalon testet mjekësore ndërsa flasim. Me kusht që kjo të jetë në rregull, atëherë ai do të jetë një lojtar i Chelsea” – u shpreh Lampard.

Kepa Arrizabalaga është totalisht jashtë formës dhe gjetja e një portieri të ri ishte e paevitueshme për Chelsean.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat