​Vidal: Dua të fitoj shumë gjëra me Interin

Futboll

​Vidal: Dua të fitoj shumë gjëra me Interin

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 19:47
Arturo Vidal

Tashmë ish-mesfushori i Barcelonës Arturo Vidal ka folur për herë të parë si lojtar i Interit, duke e falënderuar klubin zi-kaltër për besimin e dhënë si dhe duke deklaruar se pret të fitojë shumë me skuadrën e re.

“Sot filloj një aventurë të re në karrierën time me shumë entuziazëm. Falënderoj Interin për besimin që ka për mua dhe falënderoj të gjithë ekipin tim të ri për mikpritjen që ma ofruan. Shpresoj të fitoj shumë gjëra me Interin. Forca, Inter!”, shkruan Vidal në rrjetin social “Instagram”.

Arturo Vidal u zyrtarizua sot në mëngjes si lojtar i Interit pasi erdhi nga Barcelona për 1 milion euro, të cilat do të paguhen sipas arritjeve në formën e bonuseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat