Drita ngushëllon Gjilanin për presidentin historik

Futboll

Drita ngushëllon Gjilanin për presidentin historik

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 13:25
Drita ngushëllon Gjilanin për presidentin historik

Sot Gjilani dhe në përgjithësi sporti i Kosovës është tronditur me lajmin se ka ndërruar jetë Shukri Sylejmani-Shuka, ish kryetar i KF Gjilani dhe donator i madh në Gjeneratën e Republikës dhe në vitet e pasluftës.

“E nderuara familje Sylejmani, me pikëllim të thellë mësuam lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, ish Presidentit dhe donatorit te KF Gjilani z. Shukri Sylejmani – Shuka.

Shuka ka dhënë kontribut të rëndësishëm në futbollin Gjilanas dhe atë Kosovar si një njeri i dashur dhe i urtë.

Në emër të klubit FC DRITA, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Sylejmani dhe gjithë futbolldashesve nga anamorava dhe mbar Kosova”, shkruan Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat