Barcelona arrin marrëveshje personale me Max Aarons

Futboll

Barcelona arrin marrëveshje personale me Max Aarons

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 14:05
Max Aarons

Mbrojtësi i Norwich City, Max Aarons ka arritur marrëveshje pesë vjeçare me Barcelonën, raporton e përditshmja spanjolle Sport.

20 vjeçari, mbrojtës i krahut të djathtë thuhet se ka biseduar me trajnerin e ri të Barçës, Ronald Koeman gjatë një ndeshje me Evertonin disa vite më parë ku tekniku holandez i kishe thënë se ishte i impresiunouar me potencialin e tij.

“Sport” tutje shton se klubi do të pranojë ofertën si huazim me obligimin e blerjes për 20 milionë euro vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, marrëveshja personale mes përfaqësuesve të lojtarit dhe klubit spanjoll veçse është arritur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat