Luis Suarez largohet me lot nga qendra stërvitore e Barcelonës

Futboll

Luis Suarez largohet me lot nga qendra stërvitore e Barcelonës

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 14:15
Luis Suarez

Luis Suarez u pa duke qajtur ndërsa u largua nga terreni i Barcelonës të mërkurën në mëngjes, me transferimin e tij në Atletico Madrid që pritet të konfirmohet në orët e ardhshme.

33-vjeçari, i cili ka kaluar gjashtë vjet me gjigantët katalanas pasi u bashkua nga Liverpool, ka rënë dakord mbi kushtet e një page të reduktuar me Atletico pasi i dështoi një transferim në Juventus.

Ai largohet si golashënuesi i tretë më i mirë i të gjitha kohërave i klubit (198) pas kohërave me trofe në ‘Camp Nou’, ku ai ngriti Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë, si dhe katër tituj të La Liga.

Ishte e kuptueshme se ishte një lamtumirë emocionale për Suarez dhe, ndërsa ai u largua nga qendra Ciutat Esportiva Joan Gamper më herët sot, uruguaiani fshiu lotët ndërsa po largohej. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat