Dybala lë pas lëndimin

Futboll

Dybala lë pas lëndimin

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 17:01
Dybala lë pas lëndimin

Paulo Dybala ka lënë pas dëmtimin muskulor dhe më në fund ia ka dalë të kryejë seancën e plotë stërvitore me grupin paraditen e sotme, duke hedhur kështu kandidaturën për të qenë në listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Romës të dielën në mbrëmje në “Olimpico”.

Numri 10 i bardhezinjve u dëmtua në javët e fundit të kampionatit dhe Sarri provoi ta aktivizojë në ndeshjen ndaj Lyonit, ky argjentinasi luajti vetëm pak minuta dhe u dorëzua, ndërsa tani është rikuperuar qetësisht dhe është gati të japë kontributin e tij.

Pirlo nuk ka ndërmend të ngutet me Dybalën dhe synimi është që ta marrë në Romë për t’i dhënë vetëm disa minuta, në varësi edhe të rezultatit, pasi dëshiron që ta ketë në formën më të mirë kur të nisin edhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Për më tepër, trajneri i bardhezinjve do të jetë vërtetë në telashe tani, pasi do ta ketë të vështirë të zgjedhë mes Ronaldos, Moratës, Dybalës dhe Kulusevskit, për më tepër që i pari është titullar i padiskutueshëm dhe spanjolli ka cilësi ndryshe nga të tjerët.

Pikërisht për këtë arsye, Dybala dhe Kulusevski do të duhet të luftojnë shpesh për një vend në fushë, por gara mund të bëhet edhe më e ashpër, nëse Pirlo do të konfirmojë skemën 3-5-2 edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat