Gjilani harron humbjen në Drenas, fiton në Podujevë 

Futboll

Gjilani harron humbjen në Drenas, fiton në Podujevë 

Nga: K.Goca Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:04
Gjilani harron humbjen në Drenas, fiton në Podujevë 

Nënkampioni i Kosovës, Gjilani, harron humbjen me rezultat 4:0 në Drenas nga Feronikeli, duke fituar sot me 1:0 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë kundër Llapit.  Ndeshja nisi me  një minutë heshtje në nderim të ish Presidentit, Shukri Sylejmani, i cili sot ka ndërruar jetë.

Në minutën e 63-të, Darko Nikaç gjendet i vetëm para portierit Nava dhe shënon për fitoren e madhe të skuadrës së tij.  

Duhet theksuar se, në minutën e 52-të, gjyqtari akordoi penallti pasi që Haliti kishte luajtur me dorë. Gjilani nuk e shfrytëzoi këtë rast ideal. Fiton Hajdari dështon nga penalltia.  Pas javës së dytë, Gjilani është në vend të gjashtë me 3 pikë dhe Llapi në pozitën e 8-të me 0 pikë.

Superliga e Kosovës 
Ballkani-Feronikeli    3:2
Llapi-Gjilani    0:1
Drenica-Besa    2:1
Arbëria-Prishtina    1:1
Drita-Trepça '89 u shty

Tabela
1. Ballkani    2    2    0    0    7:3    6
2. Prishtina    2    1    1    0    4:1
3. Arbëria    2    1    1    0    3:1    4
4. Feronikeli    2    1    0    1    6:3    3
5. Drenica    2    1    0    1    2:4    3
6. Gjilani    2    1    0    1    1:4    3
7. Drita    0    0    0    0    0:0    0
8. Llapi    1    0    0    1    0:1    0
9. Trepça ’89    1    0    0    1    0:2    0
10. Besa    2    0    0    2    2:6    0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat