Tovërlani 'shpërthen' pas humbjes

Futboll

Tovërlani 'shpërthen' pas humbjes

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:37
Tovërlani 'shpërthen' pas humbjes

Kryendeshja e javës së dytë në Superligën e Kosovës në futboll i ka takuar Ballkanit.

Skuadra e Ismet Munishit është përballur sot me Feronikelin e Afrim Tovërlanit në Therandë.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit, vendasit fituan me rezultat të ngushtë 3:2.

Pas ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani ka thënë se vetëm 20 minutat e fundit, "Nikli" i luajti më mirë.

“Unë mendoj se vetëm në 20 minutat e fundit e kemi zhvilluar ndeshjen pak më mirë, gabimi më i madh i pjesës së parë kanë qenë topat e gjatë në drejtim te Grecës", deklaroi "Toki" në "ArtSport".

"20 minutat e fundit na dhuruan golat neve. Kështu që fitorja e Ballkanit ishte e merituar, ne do të përgatitemi për ndeshjet e radhës”, tregoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat