Gjoka: Është një përplasje me një skuadër gjigante, është një përplasje mes meje dhe Mourinhos

Futboll

Gjoka: Është një përplasje me një skuadër gjigante, është një përplasje mes meje dhe Mourinhos

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 23:10
Gjoka: Është një përplasje me një skuadër gjigante, është një përplasje mes meje dhe Mourinhos

Ernest Gjoka është entuziast për përballjen me Jose Mourinhon me Shkëndijën e trajnerit kryeqytetas që do të presë Tottenhamin këtë enjte në Shkup në sfidën e vlefshme për turin e tretë kualifikues të Europa League. Gjoka e analizoi kështu sfidën ndaj skuadrës angleze duke nënvizuar se Shkëndija do të kërkojë të jetë dinjitoze në fushën e lojës duke dhënë maksimumin.

“Është një ndeshje specifike dhe duam ta interpretojmë më së miri, duke qenë dinjitozë në fushë duke dhënë maksimumin. Ne do të dalim të fituar edhe nëse rezultati nuk do jetë në favorin tonë.

Do të kemi mundësinë të mësojmë sesi të sillemi ndaj skuadrave elitare siç është në këtë rast Tottenhemi. Është një përplasje me një skuadër gjigante, por akoma më interesnate është një përplasje mes meje dhe Mourinhos.

Kjo ma shton mua dhe skuadrës akoma më shumë motivimin për të bërë më të mirën në këtë ndeshje”, u shpreh Gjoka.

Sfida me Shkëndijës së Tetovës dhe Tottenham do të startojë në orën 20:00 dhe do të transmetohet live në ekranin e Supersport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat