Pesë skuadra shqiptare - në të tetën e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut 

Futboll

Pesë skuadra shqiptare - në të tetën e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut 

Nga: K.G. Më: 24 shtator 2020 Në ora: 17:44
Pesë skuadra shqiptare - në të tetën e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut 

Raportohet se shorti për 1/8 -ën e finales së Kupës së Maqedonisë do të mbahet të martën e ardhshme, në mesditë, në mjediset e Federatës së Futbollit të Maqedonisë. 

Shkendija nga Tetova, Bregallnica, Akademia Pandev dhe Struga Trim Lum u kualifikuan direkt.

12 ekipe tjera që siguruan kualifikimin përmes ndeshjeve janë: Vardari, Renova, Sileksi, Kit Go, Makedonija GP, Pelisteri, Kamenica Sasa, Gostivari, Rabotniçki, Kozhuf, Shkupi dhe Bellasica. 

Këto janë të 16 klubet që do të jenë në valle për Kupë. Pesë skuadra shqiptare janë në të tetën e finales: Shkëndija, Renova, Shkupi, Struga Trim Lum dhe Gostivari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat