Pak kush ka pritur se Dortmundi do të mposhtet në udhëtim me rezultat 2:0 nga Ausgburgu.
Vendasit befasojnë për të mirë, shënuan fitoren e dytë në edicionin e ri në Bundesliga I.
Kreatorë të fitores janë futbollistët Uduokhai (40') dhe Caligiuri (54’). Dortmundi dominoi takimin por pa sukses, pasi që sulmuesit e saj nuk u treguan të shkathtë. Augsburgu kryeson renditjen me 6 pikë, ndërsa Dortmundi bie në pozitën e tetë me 3 sosh.
Ndeshje shumë e mirë është zhvilluar edhe mes Bayer Leverkusenit dhe Leipzigut por përfundoi pa fitues (1:1).
Bayer
Forsberg shënoi në minutën e 14-të për Leipzigun dhe Demirbay në atë të 20-tën për Bayerin.
Leipzig renditet në vend të tretë me 4 pikë, ndërsa Bayer regjistron barazimin e dytë rresht dhe zë pozitën e 11-të me 2 pikë.