Napoli dhe Milani nuk ndalen, në krye të tabelës në Serie A

Futboll

Napoli dhe Milani nuk ndalen, në krye të tabelës në Serie A

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shtator 2020 Në ora: 19:53
Napoli

Skuadra e Napolit dhe e Milanit vazhdojnë me fitore në Serie A në futboll. Te dyja skuadrat për 180 minuta apo për dy ndeshjet e para, nuk kanë pësuar gola. 

Napolit si vendas e deklasoi me rezultat 6:0 Genoa-n, ndërsa Milani si mysafirë e mposhti me 2:0 Crotonen. 
Lozano (10' e 57' e 65'), Zielinski  (46'), Elmas (69'), Politano (72') shënuan për Napolin.

Duhet veçuar het-trikun e Hirving Lozanos, sidomos golin e tretë që e realizoi nga rreth 15-16 metra në këndin e poshtëm të djathtë.  

Image

Milani

Futbollisti shqiptar Elseid Hysah ka luajtur titullar dhe asistoi në golin e pestë kur shënoi  Elmas në minutën e 69-të. Milani ka treguar lojë të mirë dhe triumfoi me golat e Jessie (nga penalltia -45+2') dhe Diaz (50').

Napoli prinë me 6 pikë në renditje sa ka edhe Milani, që zë vendin e dytë, ndërsa Genoa është në pozitën e 11-të me 3 dhe Crotone e 20-ta me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat