Lena: Ishte një ndeshje shumë e vështirë

Futboll

Lena: Ishte një ndeshje shumë e vështirë

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 11:06
Lena: Ishte një ndeshje shumë e vështirë

Nijas Lena ka folur për News-Tv pas paraqitjes së tij të jashtëzakonshme në fitoren 2-0 kundër FC Shkupi, dje në Strugë .

Mesfushori strugan realizoi dy golat e skuadrës së tij, të cilët i dhuruan tre pikë ekipit të tij në ballafaqimin derbi me Shkupin.

“Patjetër që ishte një ndeshje shumë e vështirë me kundërshtar si ekipi FC Shkupi që ka një formë shumë të mirë në këtë fillim kampionati. Unë jam në një pozicion që luaj më afër portës dhe duhet të shënoj gola për ta ndihmuar ekipin dhe normalisht pres të shënojë”, deklaroi Lena.

Pas shtatë javësh, Struga Trim lum renditet në vendin e pestë me 7 pikë. Në javën e ardhshme, struganët luajnë si mysafir kundër Makedonija GJP në Gjorce Petrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat