Del Piero: Atalanta dhe Interi janë kandidatë serioz për titullin kampion

Futboll

Del Piero: Atalanta dhe Interi janë kandidatë serioz për titullin kampion

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 11:50
Del Piero: Atalanta dhe Interi janë kandidatë serioz për titullin kampion

Andrea Pirlo e ka nisur me një fitore dhe një barazim aventurën e tij të parë si trajner në krye të Juventusit.

Në këtë sezon rivaliteti për titull në Serie A pritet të jetë akoma edhe më i nxehtë, për dy arsye shumë të thjeshtë, rivalët e Juves kanë ruajtur elementët më cilësorë të sezonit të kaluar janë forcuar në merkato dhe kanë fituar më shumë eksperiencë. Alex Del Piero i ka bërë thirrje Andrea Pirlos dhe Juventusit të kenë shumë kujdes nga Interi dhe Atalanta, pasi sipas ish-kapitenit të bardhezinjëve dy skuadrat zikaltër janë më të forta në këtë sezon.

“Sipas mendimit tim Atalanta dhe Interi janë kandidatë serioz për titullin kampion.

Bergamaskët kanë fituar pjekurinë e duhur dhe do të tregohen më të kujdesshëm këtë sezon. Tek Interi e pamë shumë mirë se çfarë do të thotë të kesh një stol të mirë. Pesë ndryshimet që Conte bëri i dhanë fitores. Ndërsa Lazio ka një ekip të mirë por ata janë të përqëndruar më shumë tek Kupa,” deklaron italiani për “Sky Sport Italia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat