Laçi zyrtarizon një meksikan

Futboll

Laçi zyrtarizon një meksikan

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 12:05
Laçi zyrtarizon një meksikan

Laçi zyrtarizon një tjetër goditje në merkato, që vjen nga Meksika e largët. Bryan Joel Rodriguez është zyrtarisht një futbollist i skuadrës kurbinase me të cilët ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

Fantazisti ka luajtur më parë në Poloni me Odra Wodzislaw, kurse në SHBA ka qenë me Fullerton University, Orange County dhe Los Angeles Wolves.

Bryan do të jetë një alternativë për trajnerin Cungu, ndërkohë që te Laçi pritet që të zyrtarizojnë edhe Emiljano Mustën. 

Në këtë merkato Laçi ka afruar edhe elementë të tjerë cilësore ku spikat mesfushori Lucas Ramos dhe sulmuesi Dave Harmon, me pak fjalë Cungu ka në përbërje një skuadër të denjë për të rivalizuar nga garën për titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat