Zidane publikon lojtarët

Futboll

Zidane publikon lojtarët

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 17:01
Zidane publikon lojtarët

Real Madridi do të luajë ndeshjen e radhës kundër Valladolide, nesër prej orës 21:30. Kampionët e kanë detyrim fitoren, pasi nuk duhet të gabojnë ndaj një rivali të tillë.

Numri një i stolit, Zinedine Zidane, publikoi 23 lojtarët që ka grumbulluar për sfidën. Lajmi është rikthimi i Eden Hazardit me grupin kryesor. Belgu mungoi në dy ndeshjet e para, ndërsa do të jetë gati për sfidën e radhës.

Nuk mungojnë në listën e futbollistëve as sulmuesit Jovic, Rodrygo dhe Vinicus Junior. Isco dhe Odegaard do të konkurrojnë mes tyre për formacionin titullar.

Image

Zidane publikon lojtarët

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat