Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele dëshiron të qëndrojë tek ekipi i tij aktual, pavarësisht interesimit nga gjiganti anglez, Manchester United.
United janë në kërkim të një sulmuesi krahu dhe pasi që pista Sancho duket që do të dështojë, drejtuesit e klubit anglez kanë kthyer kokat nga francezi, Dembele.
“Sky Sport Germany” raporton se ish-ylli i Dortmundit, Dembele nuk dëshiron të largohet nga Barcelona dhe se Manchester United duhet ta bind lojtarin që të transferohet në “Old Trafford”.