Thomas Lemar në planet e Bayernit

Futboll

Thomas Lemar në planet e Bayernit

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 15:36
Thomas Lemar

Bayern Munichu është duke i shqyrtuar mundësitë e transferimit të Thomas Lemar në këtë afat kalimtar – bën të ditur Sport Bild.

Mesfushori francez nuk i ka arritur pritshmëritë te Atletico Madridi, prandaj largimi i tij është opsion real.

Për nënshkrimin e 24-vjeçarit janë të interesuara edhe klubet nga Liga Premier, mirëpo ai do të dëshironte të kalojë te kampioni i Bundesligas.

Nëse arrihet marrëveshja, ai do të huazohej për një sezon në Allianz Arena, në përpjekje që ta vë karrierën e tij në rrugën e duhur.

Lemar iu bashkua Atletico Madridit në vitin 2018 nga Monaco, ndërsa ka luajtur edhe për skuadrën e Caen që është edhe ekipi i tij i fëmijërisë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat