Një humbje të papritur e ka pësuar Prishtina sot që u mposht në Mitrovicë nga Trepça’89 me rezultat 1:0 në kuadër të javës së katër të Superligës së Kosovës në futboll.
Askush nuk kishte besuar se Trepça’89 do të marrë fitore ndaj Prishtinës së superpërforcuar por ja që djelmoshat e rinj të Shpëtim Idrizit ja dolën.
Pas ndeshjes, tekniku i Prishtinës, Zekirija Ramadani për “Art Sport” ka thënë se merr përgjegjësinë e humbjes.
“Kemi bërë gjëra që s’na kanë hije si klub, kjo humbje na demoralizon, por duhet gjetur forcën për t’u rikthyer. Na mungoi goditja finale, pra konkretizimi, sidomos pjesa e parë ishte më e mirë. Gjithsesi, ajo që është e rëndësishme, përgjegjësinë më të madhe e kam unë”, tha mes tjerash Ramadani.