Drenica nga Skenderaj barazon me rezultat 0:0 me Gjilanin, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Gjilani importoi një pikë, ndërsa Drenica ruan serinë e mirë në tri takimet e fundit, një fitore e dy barazime.
Në minutën e 34-të, gjyqtari akordoi penallti për Gjilanin, por pas konsultimit me gjyqtarin e katërt Alban Shala, gjyqtari kryesori Dardan Çaka anulon vendimin e tij. Në minutën e 43-të, Drenica me fat, Ymeri i Drenicës i mohon golin Kurtajt.
Pas javës së katërt, Drenica renditet në vend të pestë me pesë pikë sa ka edhe Gjilani një pozitë më poshtë në elitën e futbollit të Kosovës.
Superliga e Kosovës
Drita-Besa 3:1
Trepça '89-Prishtina 1:0
Llapi-Ballkani 1:3
Arbëria-Feronikeli 0:0
Drenica-Gjilani 0:0
Tabela
1. Ballkani 4 3 1 0 10:4 10
2. Arbëria 4 2 2 0 6:1 8
3. Trepça ’89 3 2 0 1 2:2 6
4. Feronikeli 4 1 2 1 8:5 5
5. Drenica 4 1 2 1 4:6 5
6. Gjilani 4 1 2 1 1:4 5
7. Prishtina 3 1 1 1 4:2 4
8. Drita 1 1 0 0 3:1 3
9. Llapi 3 0 0 3 1:5 0
10. Besa 4 0 0 4 3:12 1
Në javën e pestë do të takohen: Gjilani-Arbëria, Feronikeli-Drita, Ballkani-Prishtina, Besa-Trepça '89 dhe Prishtina-Llapi.