Neymar – Gonzalezit: Për një ditë unë fitojë sa ju gjithë vitin

Futboll

Neymar – Gonzalezit: Për një ditë unë fitojë sa ju gjithë vitin

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 11:41
Neymar

Alvaro Gonzalez ka insistuar se Neymar nuk e meriton respektin e tij dhe ka zbuluar se ylli brazilian i ka thënë se ai fiton brenda një dite aq sa ju fitoni gjatë gjithë vitit gjatë ndeshjes së parë të sezonit 2020/21.

PSG pësoi humbje me rezultat 1-0 kundër Marselle më 13 shtator me golin e vetëm të realizuar nga Florian Thauvin.

Të dy lojtarët ishin përfshirë në një lojë fjalësh dhe përleshje fizike e cila pasoi me tre kartona të kuq ku u përjashtuan Layvin Kurzawa, Leandro Paredes dhe Neymar.

“Neymar më tha se ai përfiton brenda një dite aq sa unë fitojë gjatë gjithë vitit, kjo është e vërteta. I thashë se jam i kënaqur me aq sa unë paguhem ”, tha Gonzalez për “Onda Cero”.

“Ajo ndeshje ishte shumë e keqe për Neymar. Ai bëri shumë provokime. Neymar nuk e meriton respektin tim. Unë nuk e lejoj askënd ta dëmtojë karrierën time.”, shtoi qendërmbrojtësi i Marselle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat