Ja pse dështoi largimi i Nainggolan nga Interi

Futboll

Ja pse dështoi largimi i Nainggolan nga Interi

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 13:04
Nainggolan

Presidenti i Interit Steven Zhang raportohet se e ka bllokuar kalimin e Radja Nainggolan te Cagliari, edhe pse ata kishin arritur një marrëveshje me mesfushorin nga Belgjika.

“La Gazetta dello Sport” zbulon se Nainggolan kishe arritur marrëveshje personale me klubin nga Sardenja, por të dy klubet asnjëherë nuk u pajtuan mes tyre për çmimin që duhej paguar.

Gazeta po ashtu zbulon se Zhang e bllokoi lëvizjen duke kërkuar 10 milionë euro për shitjen përfundimtare.

Nainggolan e kaloi sezonin e fundit në huazim te Cagliari dhe preferonte të rikthehej te ish-skuadra e tij.

Ish-reprezentuesi i Belgjikës, i cili ka kontratë deri në vitin 2022 me Interin, duhet të luftojë për një vend në formacionin bazë të trajnerit Antonio Conte, së paku deri në janarin e vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat