Talenti që premton shumë

Futboll

Talenti që premton shumë

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 13:23
Talenti që premton shumë

Osman Imeri, 7 vjeçar nga Kumanova, i ka vënë vetes një qëllim dhe nuk do ndalet deri sa të arrijë aty.

Ai po bën trajnime intenzive që një ditë të bëhet portier i madh. Osmani jeton e ëndërron për të qëndruar në portë dhe për të pritur goditjet e kundërshtarit. Pasioni dhe puna e tij ka bërë që ai të mbrojë për dy gjenerata të shkollës së futbollit Milano nga Kumanova.

Ai edhe pse është i gjeneratës 2013, mbron portën edhe për gjeneratën 2012.

Osmani për momentin po punon me dy trajner, Qenan Ahmeti dhe ish portierin e njohur kumanovar, tash trajner Ismet Zeqirin. Disa nga intervenimet dhe reflekset e talentit të vogël mund t’i vërtetoni në videon e mëposhtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat