Kohë rinovimesh te Interi

Futboll

Kohë rinovimesh te Interi

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 14:40
Kohë rinovimesh te Interi

Me merkaton e mbyllur në shtëpinë e Interit tashmë është koha për rinovimet e kontratave. 3 futbollistë qëndrojnë në radhë të parë për të zgjatur marrëveshjet aktuale me Interin.

I pari që do të rinovojë do të jetë Lautaro Martinez që aktualisht ka një pagë të ulët prej 2,2 milionë eurosh në sezon plus bonuset.

Në marrëveshjen e re që pritet të firmosë me zikaltrit sulmuesi argjentinas do të përfitojë më shumë se 5 milionë euro në sezon që me bonuse në varësi të performancave mund të shkojnë edhe mbi 7 milionë euro.

“Demi” pritet të jetë një ndër lojtarët më të paguar te zikaltrit dhe pritet të jetë në të njëjtin nivel page me Lukakun, Eriksen dhe Sanchez.

Në momentin që Lautaro do të hedhë të zezën mbi të bardhë atëherë vëmendja e Ausilios dhe Marottas do të jetë te rinovimi i kontratave të dyshes italiane Barella-Lukaku dy lojtarë që kanë spikatur në drejtimin e Contes dhe kanë bërë hapa të mëdhenj përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat