Messi shkon në ndihmë të Dybalas me shokë me një avion luksoz

Futboll

Messi shkon në ndihmë të Dybalas me shokë me një avion luksoz

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 15:30
Messi shkon në ndihmë të Dybalas me shokë me një avion luksoz

Një kuzhinë dhe dy banja. Nuk po flasim për një shtëpi, por për një avion jet luksoz që Leo Messi duket se e ka përdorur për të udhëtuar drejt Argjentinës për ndeshjet me kombëtaren.

Siç ka zbuluar The Sun, Pleshti ka ftuar edhe disa bashkatdhetarë të udhëtojnë me të.

Siç ka shkruar e përditshmja angleze, për të ndihmuar shokët e kombëtares që të mos kalonin rreziqe të kota për të udhëtuar nga Europa në Argjentinë, Messi i ka ftuar të udhëtonin me të në avionin e tij.

Hapësira nuk mungon, duke parë se mjeti mund të transportojë deri në 16 persona dhe ka të gjitha kushtet për t’u ndier si në shtëpi.

Përveç dy banjave dhe kuzhinës së përmendur më lart, edhe shumë komoditete të tjera dhe karakteristika të personalizuara.

Divanet super luksoze, por edhe shkallët për t’u ngjitur me emrat e familjes. Leo, Antonella, Thiago, Ciro dhe Mateo.

Bashkë me Messi-n mësohet të kenë udhëtuar Paulo Dybala, Juan Foyth, Marcos Acuna, Lucas Ocampos dhe Nicolas Otamendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat