Lajm i keq: Rrahmani pozitiv me COVID-19, i mungon Kosovës

Futboll

Lajm i keq: Rrahmani pozitiv me COVID-19, i mungon Kosovës

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 15:49
Amir Rrahmani

Një tjetër lajm i keq për Kosovën.

Amir Rrahmani ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testeve të bëra sot.

Sipas mediumit italian “ilnapolista.it”, qendërmbrojtësi kosovar ka dalë pozitiv me koronavirus, së bashku me bashkëlojtarët e Napolit, Zielinski e Elmas dhe një përgatitës atletik i ekipit.

Me këtë rast, një tjetër futbollist i çmueshëm do t’i mungojë Kosovës për ndeshjen e së enjtes me Maqedonisë e Veriut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat