Juventus, ja formacioni i Pirlo-s pas mbylljes së merkatos

Futboll

Juventus, ja formacioni i Pirlo-s pas mbylljes së merkatos

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 16:32
Andrea Pirlo

Juventus e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme merkaton. Bardhezinjtë, pasi ka larguar De Sciglio dhe Douglas Costa, kanë siguruar shërbimet e Federico Chiesa-s.

Zonja e Vjetër e Andrea Pirlo-s po merr formë  dhe po përgatitet që të jetë përsëri protagoniste për sezonin 2020/21. Ja cili mund të jetë formacioni përfundimtar i trajnerit të ri bardhezi.

Porta

Nuk ka asnjë dyshim në portë, ku Wojciech Szczesny do të ruajë vendin e titullarit. Pas krahëve të tij, Giuigi Buffon dhe Carlo Pinsoglio. Për të ardhmen mendohet e për Donnarumma-n.

Mbrojtja

Mbrojtja do të jetë me katër lojtarë dhe dyshimi i vetë është mes Cuadrado-s dhe Danilo-s në krahun e djathtë. Bonucci dhe Chiellini, titullarët në qendër të mbrojtjes në pritje të De Ligt. Mbrojtës i majtë, Alex Sandro që për momentin do zëvendësohet nga Barbotta.

Mesfusha

Rebusi në mesfushë nuk është zgjidhur akoma. Ramsey dhe Rabiot duket se janë në avantazh, por shumë do të varet nga koha që do t’i duhet Arthur-it për t’u përshtatur me futbollin italian.

Mirë edhe Mckennie dhe nuk duhet harruar Bentancur, i cili pritet të marrë frerët e mesfushës.

Sulmi

Pak dyshime në sulm, ku Cristiano Ronaldo dhe Dybala do të luajnë titullarë. Duhet kuptuar nëse Kulusevski do të ketë një vend fiks në formacionin e Pirlo-s. Alternativa është Morata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat