PSG, zbulohet prapaskena e bujshme e merkatos që ka përçarë klubin

Futboll

PSG, zbulohet prapaskena e bujshme e merkatos që ka përçarë klubin

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 17:34
Luis Suarez

Duket se qëndron Luis Suarez mbrapa problemeve të Thomas Tuchel me drejtuesit e Paris Saint-Germain.

Sipas Telefoot, trajneri kishte zgjedhur uruguaianin si objektivin numër një të merkatos, por klubi nuk ka dashur t’ia plotësojë dëshirën trajnerit.

Nga sa mësohet, Tuchel ka shprehur dëshirën e tij për të marrë Luis Suarez, duke e vendosur këtë të fundit në krye të listës së merkatos.

Sulmuesi 33-vjeçar, pasi ka qenë shumë afër Juventus-it është transferuar te Atletico Madrid.

Kështu, duket se kjo është një nga arsyet, nëse jo arsyeja kryesore të kritikave dhe tensioneve mes Tuchel dhe drejtuesve të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat