Duro flet si trajneri i ri i Feronikelit

Futboll

Duro flet si trajneri i ri i Feronikelit

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 17:42
Duro flet si trajneri i ri i Feronikelit

Ish-trajneri i Kuëksit dhe Kamzës Klodian u shpreh për herë të parë si tekniku i Feronikelit. Ish-futbollisti i Shqipërisë deklaroi se ndihet si në shtëpi në Drenas.

Për sa i përket objektivave sezonal, Duro u shpreh se dëshiron të fitojë gjithçka me Feronikelin në këtë edicion.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu sot në Drenas dhe sigurisht nuk mund ti thoja jo ofertës së presidentit Naser Ramaj. E falënderoj për besimin e treguar ndaj meje. Jam gjendur shumë mirë bashkë me të gjithë pjesëtarët e klubit me zv/presidentin Rakip Veseli dhe drejtorin Artan Berisha dhe Malësor Gjonbalajn. Dje kemi qëndruar për një kohë bashkë. Jam këtu si në shtëpinë time. Uroj të gjithë bashkë të bëjmë më të mirën, jam i nderuar që jam në një nga klubet më të mëdhenj të Kosovës që ka fituar tituj kampionë dhe synon gjithmonë majën në futbollin e Kosovës.

Kemi një grup shumë të mirë futbollistësh, prandaj unë besoj se do ta kthejmë Feronikelin aty ku i takon. E falënderoj Tovërlanin për gjithçka që ka bërë për ekipin dhe për rezultatet që ka marrë. Të gjithë bashkë të rikthehemi sa më shpejt te rezultatet pozitive dhe në fund të renditemi në majë dhe të fitojmë gjithçka”, deklaroi trajneri i ri i Feronikelit Klodian Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat