Lajm i keq për Renovën, fundi i sezonit për kapitenin

Futboll

Lajm i keq për Renovën, fundi i sezonit për kapitenin

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2020 Në ora: 19:29
Lajm i keq për Renovën, fundi i sezonit për kapitenin

Hendikep i madh për skuadrën shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës. Kapiteni Argjend Gafuri pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e fundit me Bellasicën në Strumicë dhe do të mungojë për tetë muaj.

Siç raportohet nga Renova, Gafuri ka këputur ligamentet e gjurit, pas së cilës ai do t’i nënshtrohet një operacioni, dhe më pas i duhet një periudhë rehabilitimi.

“Ne ndeshjen e fundit kundër ekipit te Bellasicës ,kapiteni i ekipit Argjend Gafuri ka pësuar një lëndim në gjurin e këmbës së djathtë.

Pas kontrollimit mjekësorë është konstatuar këputje e ligamentit të kryqëzuar. Gjatë ditëve në vijim pritet që ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale që më pas të vijoj me fazën e rikuperimit.

Urojmë dhe besojmë në rikthim sa më të shpejt”, njofton KF Renova. Renova mbetet pa një nga lojtarët e saj më të mirë, skuadër që synon mbijetesën në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat