Prishtina 01 transferon dy super yjet e futsallit

Futboll

Prishtina 01 transferon dy super yjet e futsallit

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 21:10
Prishtina 01 transferon dy super yjet e futsallit

Mentor Mejzini dhe Narcist Alibegu do të jenë futsallistët më të rinjë të klubit Prishtina 01.

Dyshja e lojtarëve sezonin e kaluar kanë djerësitur fanellën e Liburnit të Gjakovës teksa më parë ata kanë luajtur edhe për Feniksin.

Të dy luajnë për Kombëtaren e Shqipërisë në Futsall, teksa poashtu kanë edhe eksperiencë në Ligën e Kampionëve ku kaluan në 16-të më të mirat me skuadrën e Fenix e më pas luajtën në garën elitare edhe për Liburnin.

Prezanitimi i tyre me skuadrën e re u bë në faqen zyrtare të klubit, aty ku u hodhën disa foto të tyre së bashku me presidentin e klubit, Bledion Brymën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat