‘Dardanët’ organizohen për përcjelljen e Kosovës drejt Maqedonisë

Futboll

‘Dardanët’ organizohen për përcjelljen e Kosovës drejt Maqedonisë

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 21:36
foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës të mërkurën në mëngjes udhëton drejt Maqedonisë, para ndeshjes së rëndësishme që e zhvillon kundër kombëtares së këtij shteti ditën e enjte.

Ndeshja e vlefshme për Play Off e Ligës së Kombeve luhet në stadiumin e Shkupit, pa praninë e tifozëve shkaku i situatës me COVID-19.

Por, mbështetja për djemtë e Kosovës nuk do të mungojë asnjëherë, me ‘Dardanët’ që po organizohen për të përjcellë ekipin kombëtar për misionin e madh ndaj Maqedonisë.

Anëtarë të ‘Dardanëve’ kanë njoftuar se do të grumbullohen në Han të Elezit.

Ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës luhet ditën e enjte, me fillim nga ora 20:45.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat