Kolumbia mposht me lehtësi

Futboll

Kolumbia mposht me lehtësi

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 12:06
Kolumbia mposht me lehtësi

Kolumbia mposhti me rezultatin 3:0 Venezuelën ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit në Amerikën Latine.

Dopieta e Luis Muriel dhe goli i Duvan Zapatës, në pjesën e parë, i dhanë fitoren Kolumbisë.

Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ka qenë një dëmtim horror i pësuar nga mbrojtësi i Kolumbisë, Santiago Arias në minutën e 8-të, i cili ka thyer këmbën e majtë.

Ky i fundit gjatë një dyluftimi për top me lojtarin kundërshtar, ndërkohë që shtrihet e kap keq këmbën duke pësuar një dëmtim horror. Menjëherë pas kësaj ai u zëvendësua për t’i lënë vendin Medinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat