Koeman: Jemi ekip më i mirë se Juventusi

Futboll

Koeman: Jemi ekip më i mirë se Juventusi

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 12:37
Koeman: Jemi ekip më i mirë se Juventusi

Ronald Koeman ka thënë se ka në skuadër ish-mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic, ku nga ai do të kërkojë më shumë informacione para ndeshjeve në Ligën e Kampionëve.

Trajneri holandez, i cili zëvendësoi Quique Setien në Camp Nou, beson se gjigandët spanjoll janë ekipi më i mirë në Grupin G, ku aty janë së bashku me Ferencvarosin, Dynamo Kievin dhe Juventusin.

“Është një garë shumë e rëndësishme. Në teori ne jemi më të mirët në grupin tonë, por duhet ta tregojmë”.

“Ne do të fillojmë në shtëpi kundër Ferencvaros, ndeshje e rëndësishme. Ne duhet të përgatisim dhe analizojmë mirë kundërshtarët tanë”.

“Juventusi po tregon çdo vit se ka një ekip të fortë, me përvojë dhe një lojtar të shkëlqyeshëm si Cristiano Ronaldo”.

“Ne kemi Pjanicin, i cili mund të na japë më shumë informacion në lidhje me ish-ekipin e tij”, ka thënë Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat