Giuffredi: Hysaj qëndroi për Gattuson

Futboll

Giuffredi: Hysaj qëndroi për Gattuson

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 13:40
Giuffredi: Hysaj qëndroi për Gattuson

Emri i Elseid Hysajt u lakua deri në orët e fundit të merkatos, për t’u larguar nga Napoli, por në fund mbrojtësi shkodran vendosi të qëndrojë nën urdhrat e trajnerit Gattuso, ndërsa menaxheri i tij Mariu Giuffredi zbulon edhe arsyet e këtij vendimi.

“Ka pasur oferta të shumta në drejtim të Hysajt gjatë këtij sezoni merkatoje, por ai vendosi të qëndrojë pikërisht për shkak të marrëdhënies mjaft të mirë që ka ndërtuar me Gattuson. Nëse do të ishte një trajner tjetër në pankinë, lojtari do ishte larguar me siguri”, u shpreh Giuffredi.

Kontrata e Hysajt me Napolin skadon verën e ardhshme dhe palët nuk kanë gjetur ende akordin për rinovim, ndaj menaxheri i shkodranit ka paralajmëruar se brenda muajit tetor do të vendoset përfundimisht e ardhmja e mbrojtësit.

“Kemi vendosur që brenda muajit tetor të ulemi për rinovimin e kontratës, pasi te Napoli nuk duhet të harrojnë që prej janarit Hysaj është i lirë të nënshkruajë me cilin klub të dojë, me parametra zero. Do të jetë një negociatë e tipit “brenda ose jashtë”, ku do të vendoset gjithçka, pasi koha nuk pret më”, u shpreh menaxheri i Hysajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat