Tentoi tri herë të arratiset

Futboll

Tentoi tri herë të arratiset

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 13:43
Tentoi tri herë të arratiset

Sulmuesi që aktivizohet me skuadrën kineze Dalian Yifang, Salomon Rondon, kishte marrë ftesë nga Kombëtarja e Venezuelës për të luajtur ndaj Kolumbisë dhe Paraguait.

Por klubi nuk i kishte dhënë leje, pasi një vendim i FIFA-s i jep të drejtë klubeve të mos i lirojnë lojtarët e tyre.

Rondon kishte blerë tri bileta për pesë ditë, duke tentuar çdo herë që të largohej nga Kina, por klubi i Dalian ia kishte ndaluar një gjë të tillë duke marrë shkas edhe nga leja që u ka dhënë FIFA klubeve për ta bërë një gjë të tillë sa herë ta shohë të arsyeshme si pasojë e situatës me COVID-19.

Në një nga këto raste, zyrtarët e klubit e kanë zënë dhe ndaluar në aeroport, duke mos e lejuar që të hipte në avion në momentin e fundit, pavarësisht dëshpërimit të futbollistit i cili donte me çdo kusht t’i bashkohej ekipit përfaqësues.

Gjithçka ka të bëjë me faktin se Dalian është duke luftuar për mbijetesë dhe mungesa e cila do të shoqërohej me një karantinë të detyruar të Rondon pas kthimit, do të bënin që ai të mos luante në të paktën gjashtë ndeshje të ekipit.

“Unë bëra çfarë ishte e mundur për të shkuar me ekipin”, shkroi i dëshpëruar Rondon në rrjetet sociale pasi dështoi tentativa e tij e tretë e arratisjes nga Kina.

Gjithsesi lojtari është lavdëruar në vendin e tij që së paku ka bërë përpjekje maksimale për t’iu bashkuar Kombëtares, por në këtë rast ishte e pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat