Kombëtarja Shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Kazakistanit

Futboll

Kombëtarja Shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Kazakistanit

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 14:30
Kombëtarja Shqiptare

Kombëtarja Shqiptare është duke vijuar përgatitjet për ndeshjen kundër Kazakisanit.

Të shtunën në mëngjes, ‘kuqezinjtë’ kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore.

Të dielën, Shqipëria luan ndaj vendasve të Kazakistanit në Ligën e Kombeve.

Njoftimi i FSHF-së:

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar mëngjesin e së shtunës një seancë të lehtë stërvitore në Almati të Kazakistanit në prag të ndeshjes së Nations League ndaj vendasve.

Nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja kuqezinjtë zbarkuan në qendrën stërvitore të klubit FC Kairat, ku zhvilluan seancën e radhës. Lojtarët kanë bërë më shumë ushtrime me topin dhe pak ngarkesë fizike.

Gjendja e skuadrës është e mirë dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për ndeshjen e së dielës.

Programi i kuqezinjve vazhdon me stërvitjen zyrtare para ndeshjes, që do të zhvillohet pasditen e së shtunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat