Rashica me sqarim drithërues për Kosovën

Futboll

Rashica me sqarim drithërues për Kosovën

Nga: K.G. Më: 10 tetor 2020 Në ora: 15:22
Rashica me sqarim drithërues për Kosovën

Futbollisti i Werder Bremenit, Milot Rashica, ka treguar arsyet përse nuk është paraqitur për Kosovën në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut, në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it të Ligës së Kombeve për Kampionatin Evropian.

“Të gjithë e kemi ditur rëndësinë e ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut dhe dëshira ka qenë shumë e madhe që të jem bashkë me grupin se dhe për mua personalisht do të ishte ndeshja më e rëndësishme deri tani ne jetën time, por që nga ndeshja “Moldavi-Kosovë” ku kam pësuar lëndim ne gju, nuk kam stërvitur as edhe një herë tëvetme bashkë me ekipin (Afër 5 javë) dhe kam munguar ne 4 ndeshjet e para zyrtare te sezonit te ri.

Dhe përveç dhimbjes ne gju kam qenë dhe jam larg me përgatitje fizike për çka edhe nuk kisha mundur ta jap kontributin tim ne at ndeshje.

Ndjeva obligim që ta bëjë këtë sqarim pasi pash reagimin e njerëzve”, sqaron Rashica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat