“Askush nuk e falënderoi Napolin që parandaloi infektimin e Ronaldos me COVID-19”

Futboll

“Askush nuk e falënderoi Napolin që parandaloi infektimin e Ronaldos me COVID-19”

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 16:09
Cristiano Ronaldo

Napoli duhet të falënderohet që nuk e rrezikoi jetën e super yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo, sipas Vincenzo De Luca, presidentit të Campanias, vend në Itali.

Pasi dy lojtarë të skuadrës rezultuan pozitiv me COVID-19, autoritetet shëndetësore vendosën të izolojnë gjithë skuadrën dhe kështu, nuk u zhvillua sfida me Juventusin.

“Askush nuk na ka falënderuar që parandaluam infektimin e Cristiano Ronaldos me virus”, tha ai.

“vetëm imagjinoni, nëse Napoli do të kishte udhëtuar me disa raste pozitive, sic bëri Genoa. Nëse Ronaldo do të kishte rezultuar me virus një javë më vonë, do të ishte në faqet e para të gazetave, edhe të New York Times”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat