Muriqi luan miqësore te Lazio, duket mirë dhe gati për debutimin ndaj Sampdoria

Futboll

Muriqi luan miqësore te Lazio, duket mirë dhe gati për debutimin ndaj Sampdoria

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 16:19
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi është përmirësuar fizikisht.

Lajme të mira vijnë për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, pas miqësores së Lazios ndaj skuadrës së tyre të dytë.

Lazio luajti një testuese me skuadrën e të rinjve të Lazio, ku Vedat Muriqi luajti në fazën e sulmit në tandem me Felipe Caicedo.

Muriqi është dukur në gjendje të mirë fizike gjatë kësaj testuese.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Vedati do të jetë i gatshëm qysh për ndeshjen ndaj Sampdorias.

Muriqi pritet të marrë minutat e para në këtë ndeshje, pasur parasysh se Immobile do t’i mungojë skuadrës, pas kartonit të kuq.

Kujtojmë se Muriqi ka vuajtur gjatë nga një lëndim, i cili ia pamundësoi edhe grumbullimin me kombëtaren e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat