Beqiraj 19 minuta, Mali i Zi fiton

Futboll

Beqiraj 19 minuta, Mali i Zi fiton

Nga: K.G. Më: 10 tetor 2020 Në ora: 18:47
Beqiraj 19 minuta, Mali i Zi fiton

Sulmuesi nga Kosova, Fatos Beqiraj, mbron ngjyrat e Kombëtares së Malit të Zi, sot u paraqitë vetëm në 19 minuta e fundit të takimit. 

Ai e ndihmoi Malin e Zi në fitoren me rezultat 2:0 kundër Azerbajxhanit, në takimin e xhiros së tretë të grupit 1 të Ligës së Kombeve në Divizionin C. 

Beqiraj u aktivizua nga minuta e 71-të. Golat i shënuan Jovetiç (9') dhe Ivanoviq (71'). 

Mali i Zi prinë me 9 pikë në grupin 1 apo nga tri ndeshje ka po aq fitore, me goldallim 5:0 apo plot 270 minuta nuk ka pësuar gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat