Spanjë – Zvicër, formacionet zyrtare: Xhaka dhe Fati luajnë si titullarë

Futboll

Spanjë – Zvicër, formacionet zyrtare: Xhaka dhe Fati luajnë si titullarë

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 20:13
Granit Xhaka dhe Sergio Ramos

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Zvicrës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.

La Roja janë nikoqir të Helvetëve në takimin e tretë të vlefshëm për Grupin 4 në Ligën A të Ligës së Kombeve, takim që zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin Alfredo di Stefano.

Ekipi i drejtuar nga Luis Enrique ka një barazim dhe një fitore nga dy ndeshjet e para dhe pret tri pikë në këtë ndeshje në shtëpi.

Në anën tjetër, djelmoshat e Vladimir Petkovic kanë një humbje dhe një barazim nga dy ndeshjet dhe shpresojnë në një rezultat pozitiv.

Enrique ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime për këtë ndeshje, ndërsa Petkovic starton me më të mirët.

Te Zvicra nga minuta e parë luajnë shqiptare, Granit Xhaka dhe Admir Mehmeti, ndërsa te Spanja luan si titullar talenti Ansu Fati.

Xherdan Shaqiri e nis nga banka rezervë këtë ndeshje.

Spanja: De Gea; Navas, Ramos, Pau Torrer, Gaya; Merino, Busquets; Oyarzabal, Olmo, Ferran Torres; Fati; 

Zvicra: Sommer; Widmer, Elvedi, Schar, Rodriguez, Benito; Sow, Xhaka, Freuler; Seferovic, Mehmedi; 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat