Armend Dallku e fillon mbarë sezonin me Dukagjinin

Futboll

Armend Dallku e fillon mbarë sezonin me Dukagjinin

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 17:27
Armend Dallku

Armend Dallku në ndeshjen e tij të parë me skuadrën e KF Dukagjinit, e ka filluar mbarë duke fituar në shtëpi me rezultat 2:0 kundër Onix në Ligen e Pare të Kosovës.

Golat për Dukagjinin i shënuan, Altin Merlaku në minutën e 44-të dhe Erblind Mulaj në të 94-tën.

Skuadra nga Klina gjendet në pozitën e tretë, një pikë më pak se sa kryesuesi i tabelës, Istogu, i cili kryeson me 8 pikë në katër ndeshje të zhvilluara.

Formati këtë sezon në Ligen e Parë të Kosovës ka ndryshuar ku ekipet janë të ndara në dy grupe me nga 10 skuadra, pra Grupi A dhe Grupi B. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat