Istogu kryeson në grupin A, Trepça në krizë

Futboll

Istogu kryeson në grupin A, Trepça në krizë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2020 Në ora: 18:34
Istogu kryeson në grupin A, Trepça në krizë

Skuadra e Istogut është lider në grupin A të Ligës së Parë të Kosovës në futboll. Istogu ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Onix, që ishte edhe derbi i skuadrave fqinje në kuadër të javës së gjashtë. Golat i shënuan Dylan Effa dhe Florent Rexhaj.

Trepça nga Mitrovica është në krizë të rëndë. Trepça pësoi humbje si mysafirë me rezultat 4:0 nga A&N e Prizrenit dhe renditet në fund të renditjes së Grupi A me vetëm 4 pikë. 

Në grupin B, lideri Ulpiana nga Lipjani mposhtet në udhëtim me 2:1 nga Ramiz Sadiku i Prishtinës. “Sot u zhvillua xhiroja e 6-të, ku ekipi ynë pësoi humbjen e parë. Djemtë dhanë maksimumin por fati nuk e deshti. 

Megjithatë Ulpiana kryeson në tabelë ne grupin B me 13 pikë”, thuhet nga KF Ulpiana.

Grupi A 
Liria-Dukagjini 1:1
Vëllaznimi-Drenasi    1:0
Vushtrria-Malisheva 1:1
Istogu-Onix 2:0
A&N-Trepça 4:0

Tabela

1. Istogu    6    3    2    1    7:3    11
2. Malisheva    6    3    1    2    14:7    10
3.  Onix    6    3    1    2    7:8    10
4. A & N    6    3    0    3    9:6    9
5. Dukagjini    6    2    2    2    10:11    8
6. Vëllaznimi    6    2    2    2    3:5    8
7. Drenasi    6    2    2    2    7:6    8
8. Liria    6    2    2    2    7:6    8
9. Vushtrria    6    1    3    2    3:5    5
10. Trepça        6    1    1    4    4:14    4

Grupi B
Ramiz Sadiku-Ulpiana    2:1
Flamurtari-2 Korriku    3:1
Dardana-Ferizaj    1:2
Vllaznia-Vitia    1:3
Kika-KEK-u    1:0

Tabela
1. Ulpiana    6    4    1    1    8:3    13
2. Flamurtari    6    3    3    0    11:2    12
3. Vitia    6    3    1    2    5:5    10
4. Ramiz Sadiku    6    2    3    1    6:4    9
5. Dardana    6    2    3    1    5:4    9
6. Kika    6    3    0    3    7:7    9
7. Ferizaj    6    2    2    2    7:7    8
8. 2 Korriku    6    1    2    3    4:7    5
9. KEK-u    6    1    1    4    3:10    4
10. Vllaznia    6    0    2    4    3:10    2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat