​Muller: Të gjithë mund ta shohin formën time të mirë

Futboll

​Muller: Të gjithë mund ta shohin formën time të mirë

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 12:52
Thomas Muller

Thomas Muller beson se e ka dëshmuar veten dhe meriton ftesën nga Kombëtarja e Gjermanisë dhe se pavarësisht çfarë ndodh ai nuk do të ndalet.

Muller së bashku me Hummels dhe Boateng nuk janë përfshirë nga tekniku Joachim Low në edicionin jo të mirë të Kupës së Botës në vitin 2018.

Sulmuesi i Bayernit, që nga ajo kohë nuk është paraqitur me kombëtaren, pasi që Low nuk ka qenë i kënaqur me të.

Tekniku i Gjermanisë muajin e kaluar tha që ai është një lojtar i mrekullueshëm, por e ardhmja i përket gjeneratës së re.

“Të gjithë mund ta shohin se në çfarë forme të mirë jam. Nuk kam nevojë të them asgjë më shumë. Do ta marr me ngadalë dhe tani do të shohim se çfarë do të ndodhë,” tha Muller për ZDF.

Muller kishte një rol kyç në suksesin e trofeve të Bayernit në edicionin 2019/20, ku shifrat e tij të golave dhe asistimeve ishin tejet të mira. Ai regjistroi 21 asistime duke e kaluar yllin e Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, kurse arriti të bëjë rekord në karrierën e tij duke krijuar 84 shanse për gol dhe 31 shanse të sigurta për gol.

Po ashtu edhe në edicionin e ri, Muller është ndër lojtarët më të mirë në ligë, ku ka arritur të regjistrojë katër asistime në katër ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat