Ronaldo sërish pozitiv në COVID-19, humbet përballjen kundër Barcelonës?

Futboll

Ronaldo sërish pozitiv në COVID-19, humbet përballjen kundër Barcelonës?

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 14:05
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka dalë pozitiv edhe në testimin e dytë për COVID-19, thonë raportet e fundit.

Ylli i Juventusit ka qenë i infektuar me COVID-19 që nga 13 tetori, derisa ishte i grumbulluar te Kombëtarja e Portugalisë.

Por nëntë ditë pasi atij testimi pozitiv, Ronaldo është akoma i infektuar.

Sipas gazetës portugeze Corriere de Manha, rezultatet e fundit të 35 vjeçarit janë rikthyer të enjten.

Me këto rezultate, lë të kuptohet se Ronaldo do të humbas ndeshjen e javës së ardhshme në Ligën e Kampionëve, ku Juventus takohet me Barcelonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat