Roma është synimi i Calhanoglu, lojtari po punon maksimalisht për rikuperimin në kohë

Futboll

Roma është synimi i Calhanoglu, lojtari po punon maksimalisht për rikuperimin në kohë

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 18:48
Hakan Calhanoglu

Hakan Calhanoglu i ka vënë vetes një synim.

Ylli turk i skuadrës së Milan, Hakan Calhanoglu, ka vendosur si synim rikthimin në kohë për ndeshjen kundër Romës.

Pas lëndimit që pësoi në stërvitje, lëndim që bëri Calhanoglun të humb ndeshjen e Ligës së Evropës, lojtari ka vazhduar me punën individuale.

‘Sky Sport Italia’ shkruan se lojtari ishte në Milanello duke punuar, me shpresën për një mrekulli.

Calhanoglu llogaritej se do të mungojë për 10 ditë, por ai ka plane të tjera për veten.

Mesfushori ka nisur sezonin në një mënyrë të mirë, duke kontribuuar në katër gola dhe tri asistime, në shtatë ndeshje me Diavolo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat