Skuadra e Feronikelit nga Drenasit kthehet me një pikë nga fusha “Tahir Vokshi” në Brestovik.
Besa nga Peja dhe Feronikeli i ndanë pikë, duke luajtur baras (1:1), në ndeshjen e javës së 8-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Në minutën e 57-të, Etnik Brruti shënon 1:0 për vendasit dhe bëhet golashënuesi më i ri i këtij sezoni!
Në minutën e 71-të, mysafirët barazuan shifrat me golin e Miliçkoviq. Besa është në fund të tabelës me 5 pikë dhe Feronikeli në pozitën e tetë me 8 sosh.