PSG synon fitore në ndeshje ndaj Dijon, formacionet zyrtare

Futboll

PSG synon fitore në ndeshje ndaj Dijon, formacionet zyrtare

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 20:34
Foto Ilustrim

Paris Saint-Germain dhe Dijon kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligue 1.

Kryeqytetasit janë nikoqir të Dijon në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Ligue 1, takim që zhvillohet në Parc des Princes nga ora 21:00.

Vendasit vijnë nga një seri superiore me pesë fitore radhazi dhe synojnë ta marrin të gjashtën për të kapur vendin e parë në tabelë.

Në anën tjetër, mysafirët nuk dinë për fitore në shtatë ndeshjet e parë në Ligue 1 dhe ëndërrojnë një pikë nga ky udhëtim i vështirë.

Thomas Tuchel ka vendosur të bëjë shumë ndryshime në këtë ndeshje.

PSG: Rico; Dagba, Marqunihos, Diallo, Bakker; Rafinha, Danilo, Draxler; Sarabia, Kean, Neymar;

Dijon: Allagbe; Boey, Ecuele Manga, Panzo, Ngonda; Dina Ebimbe, Lautoa, Ndong; Balde, Konate, Chouiar;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat